Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbledhur Kryesinë e LDK-së, pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Mustafa ka arritur para pak minutash, derisa pas tij në seli janë parë edhe anëtarët e tjerë të partisë.

Pas aktakuzave nga Specialja, ka reaguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila kërkon mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, seancë të jashtëzakonshme dhe takim të të gjithë spektrit të për gjetjen e unitetit politik.

Sot shkak i aktakuzës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit. Sipas Kushtetutës, Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani do të marrë përkohësisht postin e presidentit si ushtrues detyre. Detyrë kjo që mund ta ushtrojë deri në 6 muaj. / 21Media