Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka arritur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Mustafa e Haradinaj janë duke zhvilluar një takim.

Edhe pse para takimit i lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se sot ndodhet në Kuvend për tu takuar me Grupin Parlamentar, Kp mëson se në Kuvendin e Kosovës tashmë po zhvillohet një takim mes të dy krerëve të koalicionit qeverisës.

Takimi po mbahet në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së.

Po ashtu sipas burimeve në këtë takim thuhet të jetë edhe kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj./kp