Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv ne testin për Covid-19.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook” ka njoftuar se përveç një plogështie, nuk po vërenë ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor, shkruan rtv21.tv.

“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM+”, ka shkruar Mustafa.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 4.307 raste, prej tyre 94 persona kanë vdekur dhe 2.095 janë shëruar./21Media