Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka shprehur ngushëllime familjes Kryeziu për vdekjen e biznesmenit Latif Kryeziu.

Mustafa ka thënë se me Latif Kryeziun kanë studiuar së bashku, në një gjeneratë, në Fakultetin Ekonomik.

“Me dhembje të thellë kuptova se u nda nga jeta Latif Kryeziu, biznesmen i njohur kosovar. Me Latifin kemi studiuar së bashku, në një gjeneratë, në Fakultetin Ekonomik. E kam njohur gjithëherë si njeri ndërmarrës dhe shumë dinamik, me vizion të qartë për zhvillim. I shpreh ngushëllime të thella familjes Kryeziu, si dhe miqëve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka shkruar Mustafa në Facebook./21Media

Me dhembje të thellë kuptova se u nda nga jeta Latif Kryeziu, biznesmen i njohur kosovar.
Me Latifin kemi studiuar së…

Posted by Isa Mustafa on Tuesday, 21 July 2020