Isaac e harron Dua Lipën
19 Shtator 2019
Bëhet publike lidhja e re e shefit të kuzhinës
Bëhet publike lidhja e re e shefit të kuzhinës
Isaac Carew duket se ka harruar përfundimisht Dua Lipën. Ai është shfaqur i lumtur përkrah Florence Kosky.
Ishte vetë aktorja dhe modelja britanike që publikoi fotografinë me Isaac ku duken mjaft të afërt dhe e shoqëroi me një emoji me zemër.
Ndërkohë, në llogarinë e Florence vihet re se Isaac i ka bërë komente komplimentuese në disa fotografi që nga muaji korrik. Një muaj më parë, Dua dhe Isaac i dhanë fund lidhjes tre vjeçare.
Pavarësisht asaj që Dua dhe Isaac kanë ndarë rrugët, Dukagjini, babai i këngëtares ruan raporte të mira me të. Kjo u dëshmua edhe kur ai e ka uruar Isaac për shtëpinë e re dhe është shprehur i lumtur për të.
Momentalisht, këngëtarja me origjinë shqiptare po shijon lidhjen e dashurisë me modelin Anwar Hadid, i cili poashtu e shoqëroi në vizitën e saj në Kosovë gjatë verës./21Media