Florentino Perez: Reali po hyn në një epokë të re

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, deklaroi pas suksesit në Superkupën e Spanjës se klubi “merengues” po nis një epokë të re.
“Ky titulli do të thotë shumë, kemi bërë disa ndryshime, siç e dinë të gjithë, dhe po hyjmë në një epokë të re me një trajner që na njeh mirë, me një mbrojtje që e kemi ndryshuar dhe ka dhënë një rezultat shumë të mirë deri më sot”.
Një tjetër trofe: “Unë kam qenë anëtar i Realit për 60 vjet, na edukuan për të fituar gjithçka dhe unë punoj sipas linjave që na vendosi Santiago Bernabéu. Jam shumë i lumtur që fitova titullin e pare këtë vit”.
Real Madridi mbrëmë e ka fituar trofeun e parë për vitin 2022 pasi e ka rrëmbyer trofeun e Superkupës së Spanjës pas triumfit ndaj Athletic Bilbaos në finale me rezultat 2-0./21Media 

Back to top button