Isco kërkohet nga gjiganti italian, çmimi i spanjollit ka rënë në 20 milionë euro

Milani është i interesuar për blerjen e Iscos dhe sipas “La Gazetta dello Sport”, 29 vjeçai mund të largohet nga Real Madridi për 20 milionë euro.
Kontrata e Iscos me “Los Blancos” përfundon ne muajin qershor të vitit të ardhshëm dhe trajneri Carlo Ancelotti mund të jap dritën jeshile për shitjen e tij.
Spnajolli e kaloi sezonin e kaluar pa shënuar asnjë gol dhe kjo është një prej arsyeve që vlera e tij ka pësuar rënie drastike.
Me kontratën e tij që skadon në vitin 2022, Milani shpreson që mardhëniet e mira me Real Madridin dhe Ancelotitn të bëjë një marrëveshje në kushtet e tyre financiare.
Drejtuesit e Milanit, Paolo Maldini dhe Riy Massara e admirojnë 29 vjeçarin, i cili ka shënuar 51 gola në 336 paraqitje për gjigantin spanjoll.

Back to top button