Isco përshëndetet me Real Madridin: U lidha me një ekip tjetër

Isco ka konfirmuar zyrtarisht se po largohet nga Real Madridi.
Kontrata e spanjollit skadon më 30 qershor dhe qysh nga janari i këtij viti ai ka qenë i lirë të gjejë klubin e tij të ri.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
“U lidha me një ekip tjetër. Por, Real Madridi trokiti në derën time dhe Real Madridit nuk mund dhe nuk duhet t’i thuhet jo, megjithëse ka gjithmonë përjashtime”, ka shkruar Isco në rrjetet sociale./21Media

Back to top button