Ish-futbollisti brazilian thotë se Neymar është lojtari i tij i preferuar

Legjenda braziliane, Kaka ka thënë se Neymar është lojtari i tij i preferuar në lojën moderne.
Kaka nuk kishte asnjë hezitim në zgjedhjen e Neymar kur iu kërkuar të zgjidhte lojtarin e tij të preferuar gjatë një interviste.
Ylli i PSG-së mbajti mbi supe pritshmëritë e një kombi të tërë në Kupën e Botës 2018, por bashkëkombasi i tij thotë se nuk do të duhet të përballet me atë barrë në Katar.
“Nuk e di nëse kemi një marrëdhënie të shkëlqyer personale, por më pëlqen se si luan Neymar. Sigurisht që më pëlqen të shoh të tjerë si Mbappe, Messi, Ronaldo ose Vinicius, por qëndroj me Ney. Neymar do të jetë lider i Brazilit në Katar 2022, por është e rëndësishme që ai të ketë lojtarë si Vinicius në krah”, tha Kaka./21Media

Back to top button