Skuadra e Feronikelit sot ka njoftuar se e ka emëruar Klodian Duron – ish-yllin e Kombëtares së Shqipërisë, në postin e trajnerit të ekipit të parë.

Duro ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me klubin e Superligës së Kosovës.

42-vjeçari nga Tirana do ta pasojë Afrim Tovërlanin, i cili e largua nga Nikli këtë fillimjavë për shkak të rezultateve të dobëta.

Feronikeli i mblodhi vetëm pesë pikë në pesë javët e para në sezonin e ri në Superligë nën udhëheqjen e Tovërlanit. Duro, ish-trajneri i Kukësit Kamzës dhe Luftëtarit, vjen për ta përmbushur synimin e klubit nga Drenasi për të fituar trofe.

Duro do ta mbledhë skuadrën të mërkurën për stërvitjen e parë si trajner i Niklit.

Mirësevjen, Klodian Duro! 💚

#ForcaNikli #Feronikeli

Posted by KF Feronikeli on Tuesday, October 6, 2020