Ish-gjyqtari i Eulex-it do të raportojë në Kuvend për “parregullsitë” e këtij misioni në Kosovë
27 Nëntor 2020
Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të Eulex-it, Malcolm Simmons do të raportojë në Komisionin Parlamentar të Legjislacionit lidhur me pretendimet e tij për parregullsi dhe abuzime të misionit Eulex në Kosovë.
Komisioni miratoi kërkesen e Simmons për raportim me përkrahjen e gjithë anëtarëve përvec atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovë që u deklaruan kundër raportimit në çfarëdo trupe të Kuvendit të ish-gjyqtarit Simmons./21Media
Përgatiti: Valmire Hoti