Vendosi Komisioni i Legjislacionit i Kuvendit të Kosovës

Vendosi Komisioni i Legjislacionit i Kuvendit të Kosovës

Komisioni parlamentar i Legjislacionit vendosi që nga 18 deri më 20 janar ta ftoj për dëshmi ish-gjyqtarin e EULEX-it, Malcolm Simmons, në lidhje me pretendimet e tij për parregullsi nga ana e gjyqtarëve të EULEX-it gjatë disa proceseve gjyqësore. Po ashtu ish-gjyqtari Simmons më herët ka shprehur gatishmëri që të dëshmoj edhe para komisionit hetimor nëse një i tillë formohet nga Kuvendi i Kosovës. (Teksti-Burim ZARIQI, kamera- Berat BAHTIRI)/21Media