Ish presidenti bisedoi me Wisner-in për zhvillimet në Kosovë
13 Dhjetor 2020
Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu sonte informoi se ka takuar përfaqësuesin e SHBA-së në bisedimet e Vjenës, ambasadorin Frank G.Wisner.
Sejdiu u shpreh përmes një shkrimi se me ambasadorin Wisner ka biseduar për zhvillimet në Kosovë.
“Me ambasadorin Wisner këmbyem shumë mendime lidhur më zhvillimet e përgjithshme nëpër të cilat po kalon Kosova. Si përfaqësues i SHBA-ve në bisedimet e Vjenës, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtij procesi deri në Pavarësinë e Kosovës, për çka i jemi falënderues gjithmonë.”, shkroi Sejdiu në facebook.
Ai shtoi se Frank G.Wisner si përfaqësues i SHBA-ve në bisedimet e Vjenës ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtij procesi deri në Pavarësinë e Kosovës./21Media