Ish presidentja Jahjaga sfidohet në shah nga babai
28 Mars 2020
Ish presidentja Jahjaga rrin në shtëpi dhe luan shah me babanë
Ish presidentja Jahjaga rrin në shtëpi dhe luan shah me babanë
Tashmë kur shumica e njerëzve në botë janë në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit, një gjë të tillë po e përjetojnë edhe fytyrat publike.
Ata me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale po publikojnë aktivitetet që po i kryjenë në kushtet e shtëpisë gjatë periudhës sa janë në karantinë, shkruan portali rtv21.tv
Kështu, ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka treguar se këto ditë po i kalon pranë familjes së saj. Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet duke luajtur shah me babanë.
E si duket babai i ish presidentes po tregohet me i shkathët në këtë lojë “1:2 për babën” , ka shkruar ajo poshtë fotos, si dhe ka përcjellur porosinë #rriNshpi./21Media
1:2 për Babën!#rriNshpi :)
Gepostet von Atifete Jahjaga am Samstag, 28. März 2020