Shefi i mëparshëm i Michael Schumacher ka nxitur shpresat se bota përsëri mund ta shohë të kampionin e Formulës Një.

Piloti gjerman i Formula Një, Schumacher nuk është parë në publik pasi ka pësuar lëndime të mëdha në kokë gjatë një aksidenti skijimi në Alpet Franceze në vitin 2013, dhe ka pasur shumë pak informacione në lidhje me betejën shëndetësore të 51-vjeçarit, përcjell portali rtv21.tv

Por, ish-shefi i Ferrari, Jean Todt ka qëndruar në kontakt me kampionin shtatë herë në botë dhe tregoi se kishte pasur përparime.

“Pashë Michael javën e kaluar,” tha Todt për Daily Mail ndërsa ndoqi Grand Prix Hungareze në Budapest.

“Ai është duke luftuar. Shpresoj se bota do të jetë në gjendje ta shohë përsëri. Kjo është ajo për të cilën po punon ai dhe familja e tij. “. tregoi ai./21Media