Bernie Ecclestone, ish-shefi ekzekutiv i “Formula 1”, është bërë baba për herë të katërt në moshën 89-vjeçare.

Bashkëshortja e tij Fabiana Flosi, 44 vjeçe, solli në jetë anëtarin më të ri të familjes, djalin Ace.

“The Sun” raporton se lindja zgjati vetëm 25 minuta.

Çifti po qëndron në shtëpinë e tyre në Zvicër. I sapolinduri Ace është djali i parë i miliarderit. Nga martesat e mëparshme, Bernie Ecclestone ka 3 vajza.

Për shkak të përfshirjes së tij në garat e makinave, Ecclestone numëron një pasuri prej 3.1 miliardë dollarësh.