Ish-shefi i Interpolit dënohet me 13 vjet e gjysmë burg
U dënua për marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare
Është dënuar ish-shefi i Interpolit, Meng Hongwei me 13 vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 290 mijë dollarë, për marrje ryshfeti dhe abuzim me pozitat zyrtare.
Meng Hongwei, i cili ishte kreu i parë kinez i Interpolit, ishte arratisur në një udhëtim në Francë nga shtatori 2018, transmeton rtv21.tv.
Kina më vonë konfirmoi se ai ishte arrestuar si pjesë e përpjekjes së Presidentit Xi Jinping kundër korrupsionit.
Meng ka pranuar se ka marrë më shumë se 2 milionë dollarë në ryshfete.
56-vjeçari ishte urdhëruar gjithashtu nga Tianjin Nr 1 Gjykata e Ndërmjetme e Popullit të paguante një gjobë prej dy milionë juan ose 289,540 dollarë.
Deklarata e gjykatës thoshte se Meng nuk do të apelonte aktgjykimin./21Media