Ishte e infektuar me Covid-19, vdiq ish-ministrja
19 Dhjetor 2020
Pasi u infektua nga Covid-19 ish-Ministrja e Bujqësisë gjatë regjimit komunist, Themie Thomai nuk ka mundur ta mposhtë virusin.
Ajo vdiq sonte në moshën 75-vjeçare.
Thomai ka qenë Ministrja e Bujqësisë, e cila ka qëndruar në këtë post për 13 vjet, nga viti 1975 deri në vitin 1989.
Ajo gjithashtu ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së./oranews