Ishte i prekur me Covid-19, vdiq ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë
13 Dhjetor 2020
Vdiq në moshën 87-vjeçare ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Otto Bariç. Ai vdiq në një klinikë në Kroaci, pasi ishte infektuar nga COVID-19.
Trajneri i njohur ka disa ditë që është shtruar në spital.
Otto Bariç ka drejtuar Kombëtaren Shqiptare në vitet 2006-2007, teksa më herët kishte drejtuar një numër të madh ekipesh të njohura që nga Dinamo e Zagrebit, te Rapidi i Vjenës, Shtutgarti, Shturn Grac, Fenerhbaçe, si edhe dy kombëtare të tjera, Austrinë dhe Kroacinë./vizionplus