Ismail Kadare sot mbushi 84 vjet

Ismail Kadare sot mbushi 84 vjet

Më 28 janar të vitit 1936, 84 vjet më parë, ishte lindur poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare. Ai ishte lindur në Gjirokastër, ku edhe kishte përfunduar edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë ishte nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi.

Në vitin 1958, kishte mbaruar degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar më pas në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore.

Në vitin 2005, kishte fituar çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare ishte dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Ismail Kadare më 23 qershor të vitit 2012 ishte nderuar me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsi”, një nga çmimet me prestigjioze letrare në botë. Ai kishte dalë fitues mes 31 kandidatëve nga 25 vende të ndryshme të botës, ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ismail Kadare kishte shkruar edhe veprën e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arifes”.

MALL

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq :
« Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç ».

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë ?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.