PDK dorëzon në Kushtetuese vendimet e MSH për kufizim të lëvizjes

PDK dorëzon në Kushtetuese vendimet e MSH për kufizim të lëvizjes

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, i mbështetur edhe nga deputetë të grupeve tjera parlamentare, dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kërkesën për vlerësim të çështjes së kushtetutshmërisë të vendimeve të ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia. PDK vlerëson se me vendimet, për kufizim të lëvizjes së qytetarëve, është shkelur Kushtetuta e Kosovës./21Media