Ismajli: Zgjedhja që Qeveria të paguajë për energjinë në Veri ka qenë e gabuar

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli sonte në RTV21 tha se nuk do të ishte turp që ta deklarojmë gjendjen e jashtëzakonshme në furnizimin me energji elektrike.

Ndër të tjera, ai tha se zgjedhja që Qeveria të paguajë për faturat në Veri nga fillimi ka qenë e gabuar, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, Zyra e Rregullatorit për Energji në raportin e fundit konsultativ ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, në të cilin thuhet se do të këtë rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovatorë energji elektrike në muaj. Këtë propozim nuk e kanë mirëpritur bizneset, duke thënë se energjia po u shkakton humbje të mëdha.
Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot tha se propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e rrymës është në diskutim publik. Sipas saj, ky propozim nuk është final dhe se do të jepen propozime shtesë nga qeveria./21Media

Back to top button