Istogu është finalisti i parë i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Istogu e mposhti Kastriotin e Ferizajt në gjysmëfinalen e parë me rezultat bindës, 44:28.

Istogu është fitues në fuqi i Kupës, ndërsa të dielën do të tentojë të mbrojë këtë trofe. Istogu ka humbur nga Ferizaj garën për titull të kampionit, por ka synime për Kupë.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 19:11.

Te Istogu është dalluar Adelina Berisha me 10 gola.

Te Kastrioti më efikasja ishte Arlinda Dinarica me 12 gola.