Istogu është kualifikuar në finale të playoff-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Pasi e kishte fituar bindshëm ndeshjen e parë në Prishtinë, Istogu të martën fitoi thellë edhe si vendas ndaj Prishtinës. Me dy fitore të larta, Istogu kaloi në finale ku takohet me Vushtrrinë apo Ferizajn.

Kampioni aktual, Istogu, të martën fitoi me rezultat 53:20./21Media