Istrefi: Urdhrat politikë e kanë pru Telekomin këtu ku është

Istrefi: Urdhrat politikë e kanë pru Telekomin këtu ku është

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, pas shkarkimit të dy anëtarëve të Bordit, mbajti konferencë për media, ku tha se këto urdhra për zbatimin e urdhrave politikë nuk do t’i bëjnë nder institucioneve.

Për mbledhjen e sotme të Bordit ku do të diskutohet për zyrtarët të lartë të Telekomit, e cila pritet të fillojë në orë 14:00, Istrefi tha se “vetë mënyra se si është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme përbën shkelje ligjore“.

Unë ju kam bërë thirrje edhe ditën e parë edhe tash, që vendimet të cilat i merr Albin Kurti që t’i zbatojnë militantë me shirita të kuq nëpër institucione, nuk do penalizohet Albin Kurti, por ai që i merr vendimet. Andaj bëjë thirrje të ketë kujdes në marrjen e vendimeve, mos të dëgjohen njerëz që çdo ditë shkelin Kushtetutën dhe ligjet“, tha Istrefi.

Ndër të tjera, kryeshefi theksoi se urdhrat politikë e kanë sjellë Telekomin në gjendjen që është sot.

Këto urdhra asnjëherë nuk kanë me i shërby vendit me kriju stabilitet ekonomik e financiar“, theskoi Istrefi./21Media