Një 52 vjeçar shqiptar, sot u gjet i varur në një pemë në rrugën Marconi, Montemurlo, në Prato të Italisë.

Rreth orës 10:00 të mëngjesit në polici mbërriti një telefonatë për ngjarjen, por kur autoritetet arritën në vend, shqiptari kishte ndërruar jetë.

Efektivët u shprehën se pranë trupit të tij nuk u gjet asnjë shënim që shpjegonte gjestin e tij.

Policia njoftoi se po e heton rastin si një vetëvrasje./oranews