Italia raportoi sot 21 mijë e 994 infektime të reja me COVID-19, një rekord i ri ditor, në një krizë të përshkallëzuar shëndeti publik.

Rekordi i mëparshëm u vendos të dielën, me 21 mijë e  273 raste.

Gjithashtu, edhe vdekjet ditore shënuan rekord, 221 viktima, shifra më e lartë që nga mesi i majit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, pacientët në kujdesin intensiv COVID-19 janë 127 më shumë në 24 orët e fundit, në një total prej 1 411 personash.

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Itali ka arritur në 255 mijë e 90.

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të Italisë kundër kufizimeve të reja që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në disa qytete të mëdha, përfshirë Torinon, Milanon e Napolin pati raporte për incidente. Në Torino, drejt policisë u lëshuan mjetë shpërthuese. Gaz lotsjellës u përdor për të shpërndarë protestuesit në Milano që bërtisnin me të madhe “Liri”.