Ambasada e Italisë në Prishtinë dhe Zyra kompetente ITA/ICE Agjencia për promovimin jashtë vendit dhe ndërkombëtarizimin e kompanive, së bashku me Unioncamere Veneto – CCIAA Treviso-Belluno ∣ Dolomiti sot organizuan webinar-in me temën “Kosova, Partneriteti dhe Mundësitë – Forcimi i partneritetit publiko-privat mes Kosovës dhe Italisë veri-lindore përtej Covid-19”. Ngjarjen e ndoqën mbi 120 përfaqësues të institucioneve dhe kompanive italiane e kosovare.

Për Italinë, morën fjalën nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Ivan Scalfarotto, presidenti i SIMEST dhe zyrtari kryesor për Çështje Ndërkombëtare i Cassa Depositi e Prestiti Pasquale Salzano, presidenti i Unioncamere Veneto dhe i Odës Ekonomike të Trevisos-Belluno ∣ Dolomites Mario Pozza, ambasadori Italian në Prishtinë Nicola Orlando, dhe drejtorja i ICE-s në Tiranë dhe pikës kontaktuese të ICE-s në Prishtinë Elisa Scelsa. Për Kosovën, morën fjalën, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi, kryetari i Odës Ekonomike Berat Rukiqi dhe ambasadorja në Itali, Lendita Haxhitasim.

Në hapje, Orlando duke e bërë një përmbledhje të nismës, deklaroi se qëllimi i këtij webinar-i është “rivendosja e Kosovës në qendër të hartës së marrëdhënieve institucionale dhe ekonomike me Italinë, duke kapërcyer një perceptim anakronik, që lidhet me imazhet e luftës së vitit 1998 -99″.”Popullsia e re kosovare është e drejtuar fuqimisht kah Evropa, pjesë e secilës është tashmë në aspektin kulturor. Pavarësisht zhvillimeve të shpejta tipike për të gjitha demokracitë e reja, Kosova sot është një Vend i qëndrueshëm dhe me zhvillim të shpejtë“, shtoi Ambasadori,” një realitet i ri dhe dinamik, i karakterizuar nga një prani e fortë dhe e strukturuar e institucioneve italiane, që ofron mundësi të rëndësishme për ata që duan t’i shfrytëzojnë“.

Ndërsa Krasniqi filloi diskutimin e frytshëm duke konfirmuar se “Italia ka përkrahur Kosovën në aspiratat e saj nacionale, dhe në përpjekjet tona për të trasuar rrugën që e dërgon Kosovën në perspektivën evropiane, e cila është një aspiratë e popullit të Kosovës. Jam i sigurt se ne do të vazhdojmë të llogarisim në përkrahjen tuaj në të ardhmen. Ky takim i sotëm na jep mundësi që të shohim se si mund të fuqizohen dhe thellohen marrëdhëniet tona bilaterale, proces në cilin jam i sigurte se sektori privat duhet të luaj një rol kyç“.

Kosova është e hapur për bizneset“, shtoi Ministri, “dhe për këtë arsye ka ndërmarrë veprime të rëndësishme për krijimin e një mjedisi të favorshëm të biznesit duke transpozuar ligje, rregullore dhe praktika të rëndësishme evropiane në legjislacionin tonë vendor. Me nënshkrimin e marrëveshjes së MSA-së në prill 2016, Kosova ka marrë përsipër reformën ekonomike, politike dhe harmonizimin e rrugës së zhvillimit të vendit me atë të integrimit evropian. Jam i bindur që takimi i sotëm do të na japë ide të rëndësishme se si të forcojmë dhe thellojmë marrëdhëniet bilaterale”.

Scalfarotto theksoi vëmendjen e institucioneve italiane ndaj Kosovës, që shprehet edhe me punën e ICE-s, Institutit të Kulturës dhe mbi të gjitha kontingjentin e parë ushtarak në mbështetje të misionit të NATO-s përmes KFOR-it, i angazhuar që nga vitit 1999 në garantimin e stabilitetit në zona të rëndësishme të vendit.

Italia i kushton rëndësi strategjike procesit të stabilizimit të Ballkanit perëndimor dhe në veçanti të Kosovës“, deklaroi nënsekretari, “Konsiderojmë se bashkëpunimi ekonomik mund të jetë mjet thelbësor për garantimin e sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë rajonin“.

Kompanitë italiane mund të llogarisin në mbështetjen e plotë të Grupit CDP dhe Simest për të shfrytëzuar mundësitë e biznesit në Kosovë dhe në hapësirën e Ballkanit“, tha presidenti Salzano, i cili në kuadër të posteve diplomatike ka mbajtur atë të shefit të parë të misionit italian në Kosovë.

Falë Paktit për Eksport të lansuar nga Qeveria, që ka vendosur eksportin dhe ndërkombëtarizimin në qendër të planit të rimëkëmbjes së Italisë, Simest ofron kredi të subvencionuara të zgjeruara dhe të përtërira, duke ndjekur ndërmarrjet italiane hap pas hapi në procesin e ndërkombëtarizimit”, vazhdoi ai,” Me Simest, kompanitë e interesuara për Kosovën mund të forcojnë kapitalizimin e tyre, të përdorin Temporary Export Manager e di Digital Export Manager, të përdorin platformat e tregtisë elektronike e-commerce, të marrin pjesë në panaire dhe misione të sistemit, të përgatisin studime të fizibilitetit, të hapin zyra dhe trajnojnë stafin e tyre jashtë vendit“.

Dua të theksoj se ky është takimi i parë me diplomacinë italiane për mbështetjen e eksportit të bizneseve të Venetos“, tha Presidenti Pozza.” Falënderoj Ambasadorin Italian në Kosovë Nicola Orlando, ICE-n të përfaqësuar nga znj Elisa Scelsa, Drejtore e ICE-s në Tiranë dhe Pikës kontaktuese në Prishtinë për përkrahjen e këtij dialogu dhe për paraqitjen e mundësive që ofron Kosova. Shpresoj që ky takim i parë të jetë fillimi i mundësive të reja të biznesit”.

Elisa Scelsa, e cila drejton Zyrën e Agjencisë së ICE-s për Shqipërinë dhe Kosovën, theksoi rëndësinë e mbështetjes që NVM-të italiane mund të kërkojnë nga ICE për ta njohur dhe për t’u prezantuar me mjedisin e biznesit vendor, për të gjetur partner, për të filluar bashkëpunim tregtar.

Prania jonë e drejtpërdrejtë në Kosovë është një pikë referimi e rëndësishme për kompanitë, veçanërisht në një moment kompleks siç është aktualisht. Ne jemi këtu dhe garantojmë ndihmë të personalizuar dhe të paanshme. Ne ofrojmë shërbime të vërteta të cilat, duke filluar nga 1 prilli, janë bërë falas për ndërmarrjet më të vogla dhe do të mbesin të tilla edhe pas emergjencës“, shtoi znj. Scelsa, duke i nxitur NVM-të që gjithmonë të kontaktojnë institucionet italiane në vend përpara të përballen me një treg të huaj.

Ndërhyrje të shumta në sesionin përmbyllës “P&P”, gjatë të cilit u shfaq interesim madh i kompanive dhe biznesmenëve italianë për mundësitë e ofruara nga kosto e ulët e punës dhe hapja e biznesit në Kosovë. Fjalimet e pjesëmarrësve kosovarë konfirmuan hapjen e ekonomisë së Vendit ndaj mundësisë se lulëzuar industriale në veri-lindje të Italisë, interesin e madh për teknologjinë dhe konsumin made in Italy, si dhe dëshirën që investimet italiane në Kosovë së shpejti të arrijnë nivelet e atyre të partnerëve të tjerë evropianë.