Italia ka bllokuar hyrjen në territorin e saj për personat nga Kosova, Serbia e Mali i Zi.

Ministri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza ka nënshkruar sot urdhëresën e futjes së Kosovës, Serbisë e Malit të Zi si vende në rrezik pandemie.

Kush ka qënë në këto vende gjatë 14 ditëve të fundit u ndalohet të hyjë në Itali, transmeton rtv21.tv.

“Në botë, pandemia është në fazën më të vështirë. Kujdesi maksimal është i nevojshëm për të mbrojtur përparimin e bërë deri më tani”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë Speranza./21Media