Italia me “masa të jashtëzakonshme” ndaj koronavirusit

Dy viktima në Itali

Italia ka prezantuar “masa të jashtëzakonshme” për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në Evropë.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte njoftoi planin e urgjencës vonë të shtunën pasi numri i rasteve me koronavirus u rrit në 79.

Masat u vendosën pasi dy shtetas italianë u konfirmuan se kishin vdekur nga virusi, transmeton 21Media.

Disa qytete në rajonet veriore të Lombardisë dhe Veneto janë karantinuar në mënyrë efektive sipas planit.

Rreth 50 mijë njerëzve në dy rajone veriore u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.

Conte tha se tani do të ndalohet futja ose lënia e zonave ku janë të prekura nga koronavirusi, përveç nëse kanë leja speciale.

Të gjitha aktivitetet shkollore dhe sportive janë pezulluar në ato zona, përfshirë disa ndeshje futbolli në Serie A që do të zhvilloheshin të dielën.

Koronavirusi ka origjinën nga provinca kineze Hubei, por është përhapur në 26 vende të botës, ku janë konfirmuar më shumë se 1 mijë e 400 raste dhe 11 vdekje.

Autoritetet kineze shëndetësore raportuan një ulje të nivelit të vdekjeve dhe raste të reja të koronavirusit të shtunën. Rreth 76 mijë e 392 raste përfshirë 2 mijë e 348 vdekje janë konfirmuar në Kinë./21Media

Back to top button