Mancini: Ne duam të kthehemi për të synuar Botërorin dhe Kampionatin Europian

Mancini: Ne duam të kthehemi për të synuar Botërorin dhe Kampionatin Europian

Prej katër muaj, ai është trajner i kombëtares italiane. Roberto Mancini tani është gati për dy angazhime zyrtare shumë të rëndësishme, kundër Polonisë dhe Portugalisë, për Ligën e Kombeve.

Duke pritur këto dy sfida, “azzurri” fitoi çmimin “Nereo Rocco”. Dhe, me rastin e ceremonisë së dhënies së këtij çmimi, ai zbuloi qëllimin e kësaj aventure në stolin e ekipit kombëtar:

“E marr këtë çmim si komisioner teknik, nuk do të jetë një punë e thjeshtë. Por, ne shpresojmë të bëjmë më të mirën. Natyrisht, do të duhet kohë dhe durim. Rruga do të jetë e gjatë, por shpresojmë ta sjellim ekipin kombëtar italian aty ku e meriton. Ne duam të kthehemi për të synuar Botërorin dhe Kampionatin Europian. Ky është qëllimi ynë, ne duam të arrijmë sa më shpejt në këtë stad”, pohoi Mancini.