Italia ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ajo ka filluar me trajnimin e qenve për detektimin e personave të infektuar me virusin.

Kompania me bazë në Romë, Italpol, ka filluar me trajnimin e dy qenve holandez dhe një belg që të arrijnë të identifikojnë personat e infektuar në turmë, apo të, personave që janë duke pritur në radhë, pa marrë parasysh a kanë apo nuk kanë simptoma të sëmundjes. Qëllimi i këtij trajnimi është që qentë të vendosen për nuhatje në tren, autobus, aeroport e porte detare. Që ky eksperiment të ketë sukses, qentë duhet të shfrytëzohen edhe në kufi, në stadiume sportive, qendra të mëdha dhe holle koncertesh, përcjell rtv21.tv

Përgjegjësi i kompanisë Italpol, Antonio Del Greco, ka sqaruar se qentë për zbulim të COVID-19 tek personat quhen “qen molekular”, kjo në kuptimin që arrijnë të identifikojnë përmes molekulave. Sipas tij, në aeroporte, stacione autobusësh e porte detare tashmë janë të angazhuar qen të cilët janë trajnuar për zbulim të drogës apo eksplozivëve, kështu që tani kanë qen edhe për zubulim të personave të infektuar me virusin korona.

Hunda e qenve ka rreth 300 milionë receptorë ndijor krahasuar me rreth 5 milionë sa ka njeriu.

Sa i përket asaj se sa merr kohë trajnimi i qenve për nuhatje të personave të infektuar me COVID-19, Antonio ka treguar se për këtë duhen 6 deri në 8 javë. Ai ka treguar se veç kësaj duhet edhe dy javë të tjera që qeni të mësohet me mbajtësin e tij, e më pastaj, qentë duhet të dërgohen në vende ku ka shumë njerëz.

Sipas një studimi të bërë nga studiues francez, të publiuar në qershor të 2020-tës, qentë mund të zbulojnë COVID-19 përmes aromës së djersës.

Ideja për trajnimin e qenve për zbulim të COVID-19 tek njerëzit duket se është e mirëseardhur për banorët e Romës. Ata mendojnë se një studim i tillë do të kishte ndikim të madh në parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Një hap të tillë në trajtnimin e qenve për zbulim të personave të infektuar me COVID-19 përmes nuhatjes, tashmë e kanë ndërmarrë edhe vende të tjera, si Britania e Madhe, Franca, Finlanda, Libani e India./21Media