Italia ka urdhëruar një bllokim mbarëkombëtar për pjesën më të madhe të periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në një përpjekje për të luftuar rritjen e rasteve të koronavirusit.

Vendi do të jetë nën kufizimet e “zonës së kuqe” gjatë festave publike, me dyqane, restornte dhe bare jo-thelbësore të mbyllura dhe italianët lejohen të udhëtojnë vetëm për arsye pune, shëndetësore dhe emergjence.

Do të lejohen vizita të kufizuara në shtëpi, transmeton rtv21.tv.

Kryeministri Italian, Giuseppe Conte tha se nuk ishte “një vendim i lehtë”.

Italia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid në Evropë, afro 68,000 viktima.

Conte tha se fillimi i vaksinimit më vonë këtë muaj do të shënonte fillimin e “fundit të këtij makthi”./21Media