Iu vazhdohet paraburgimi Veselit, Krasniqit dhe Selimit, për RTV21 flasin nga Haga

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes parashtresave drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zyrtarë të Njësisë së Informimit dhe Komunikimit Publik në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
“Ligji përcakton se gjykatësi i procedurës paraprake ose trupi gjykues, çdo dy muaj shqyrton nëse ekzistojnë ende arsyet për paraburgim dhe nxjerr aktvendimin për zgjatjen ose ndërprerjen e paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale në Hagë.
Veseli,  Krasniqi e Selimi janë nën masën e paraburgimit që nga nëntori i vitit 2020./21Media

Back to top button