Nuk i ndal as shiu

Nuk i ndal as shiu

Pavarësisht punës së tyre intensive dhe me orar të gjatë, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kanë kohë për njëri-tjetrin madje, edhe kur është fjala për palestër.

Çifti është parë duke u kthyer nga vrapim në mëngjes, rreth lagjes së tyre në Kalorama në Washington DC, ku të dy kishin veshur rroba të atletikës.

Pavarësisht motit me re të dendura që kishte sjellë shi në vend, Ivanka dhe Jared si duket nuk i thyejnë rregullat e tyre rutinore.

Siç njofton dailymail, çifti u kthye në shtëpi pas përfundimit të stërvitjes në shi, ndërsa vajza e tyre Arabella me padurim po priste ardhjen e prindërve.