Fëmijët e Donlad Trump u mposhtën nga emocionet e fjalimit përfundimtar si president të babai i tyre.

Vajza e tij, Ivanka Trump, nuk mundi t’i ndal lotët, teksa shikonte babanë e saj në orët e fundit të presidencës së tij.

E shoqëruar nga burri i saj dhe fëmijët Ivanka ishte afër vëllezërve dhe motrave të saj.

Donald Trump, tashmë është larguar nga Washington-i, për të shkuar në Florida. Kjo pasi që periudha e tij në Shtëpi të Bardhë si president ka marrë fund dhe ai nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden. Ai përmes helikopterit Marine One shkoi drejt bazës ushtarake Joint Base Andrews, në Merillend, ku mbajti një fjalim të shkurtër./21Media