Ivanka Turmp e quan babanë njeri të paqes, përmend marrëveshjen Kosovë- Serbi
10 Dhjetor 2020
Bija e Donald Trump, Ivanka Trump e ka cilësuar babanë e saj si njeri të paqes.
Ajo përmes një statusi në rrjetet sociale ka përmendur marrëveshjet të cilat janë arritur në gjatë presidencës së Trump, e ndër to edhe marrëveshjen ekonomike të Kosovës me Serbinë.
President @realDonaldTrump is the Peace President !
🇺🇸 🇮🇱 🇦🇪 Israel-UAE peace
🇺🇸 🇮🇱 🇧🇭 Israel-Bahrain peace
🇺🇸 🇷🇸 🇽🇰 Serbia-Kosovo economic normalization
🇺🇸 🇮🇱 🇸🇩 Israel-Sudan peace
and today… 🇺🇸 🇮🇱 🇲🇦 Israel-Morocco peace
👏👏👏 Jared Kushner! https://t.co/NqNysy957E
— Ivanka Trump (@IvankaTrump) December 10, 2020
Në prezencë të presidentit Donald Trump, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 4 shtator të këtij viti nënshkruan marrëveshje në dokumente të ndara për normalizimin ekonomik ndërmjet dy vendve.
Marrëveshja përfshin disa projekte ekonomike, si ndërtimi i autostradës, i linjës hekurudhore dhe nisja e fluturimeve Prishtinë-Beograd. Në këtë marrëveshje, palët po ashtu janë pajtuar që SHBA-ja të kryejë studim fizibiliteti në Liqenin e Ujmanit me “me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”./21Media