“Izolim” është shpallur fjala e vitit 2020 nga Fjalori Collins, pasi rritjes së madhe të përdorimit të saj gjatë pandemisë.

Kjo fjalë “përmbledh përvojën e përbashkët të miliarda personave”, ka thënë Collins.

Leksikografët kanë regjistruar më shumë se 250 mijë përdorime të fjalës “izolim” më 2020, për dallim nga vetëm 4 mijë një vit më parë.

Në mesin e shprehjeve tjera të lidhura me pandeminë janë edhe “vetizolim”, “distancim fizik” dhe “koronavirus”.

Sipas këtij fjalori, izolimi definohet si “vendosje e kufizimeve të rrepta në udhëtime, ndërveprim shoqëror dhe qasje në hapësira publike”.

Kjo fjalë ka ardhur në shprehje, pasi qeveritë në gjithë botën i janë përgjigjur valës së parë të koronavirusit, duke aplikuar kufizmeve të ashpra, me qëllim të frenimit të tij.

Për koronavirusin e ri është raportuar fillimisht në fund të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.