Izolohet Ronaldo, ishte në kontakt me një person pozitiv me Covid-19

22 Gusht 2020

 

 

Ish-futbollisti brazilian Ronaldo i njohur ndryshe si ‘Fenomeni’ do duhet të izolohet pasi ka qenë në kontakt me një person pozitiv me koronavirus.

Testi i tij ka dalë negativ, por sipas protokolleve duhet të karantinohet në shtëpi derisa edhe testi i dytë të dalë poashtu negativ.

Ronaldo ka qenë i ftuar në një event për të ndjekur finalen e Championsit mes Bajern Mynihut dhe PSG-së.

Fatkeqësisht, Ronaldo nuk do mund të jetë pjesëmarrës, pasi do duhet të qëndrojë i izoluar./oranews