Familjet e viktimave kanë filluar djegien e trupave të pajetë të atyre që vdiqën sot, në festivalin fetar hebre.

Sipas raportimit të fundit incidenti ndodhi si shkak i shembjes së një strukture mbi të cilën qëndronin njerëzit.

Po ashtu, mbi 150 njerëz kanë mbetur lënduar.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, tha se kjo është një nga tragjeditë më të rënda që vendi ka pasur.

Një nga personat që i mbijetuan kësaj tragjedie, i identifikuar si David tha “Njerëzit po fluturonin në ajër, të tjerë ishin përplasur për toke”.

Ky ishte tubimi i parë i madh fetar i mbajtur legalisht që kur Izraeli hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e pandemisë së koronavirusit për shkak të një fushate të shpejt vaksinimi. Megjithatë, autoritetet shëndetësore kishin paralajmëruar mos mbajtjen e një tubimi kaq të madh./21Media