Izraeli njoftoi se ka shënuar tetë raste me një variant të koronavirusit të identifikuar së pari në Indi.

Autoritetet izraelite besojnë se vaksina e Pfizer/BioNTech është të paktën pjesërisht efektive kundër këtij varianti.

Ministria e Shëndetësisë tha se shtatë raste me këtë variant u regjistruan te personat që kishin arritur në Izrael nga vendet tjera.

“Ekziston përshtypja se vaksina e Pfizer ka efikasitet të reduktuar ndaj këtij varianti”, i tha drejtori i përgjithshëm i ministrisë, Hezi Levy, radios publike Kan.

Ministria nuk iu përgjigj një kërkese të Reuters për më shumë detaje mbi kërkimet e variantin indian.

Britania e Madhe dhe Irlanda gjithashtu kanë thënë se po zhvillojnë hulumtime për variantin e ri, pasi e zbuluan atë brenda kufijve të tyre.

Izraeli, popullsia e të cilit është 9.3 milionë, ka vaksinuar plotësisht rreth 81% të qytetarëve ose banorëve mbi moshën 16 vjeç. Infeksionet me COVID-19 dhe shtrimet në spital kanë shënuar rënie të shpejtë./Rel