J Lo tejet e lumtur

J Lo tejet e lumtur

Këngëtarja dhe aktorja e mirënjohur amerikane, Jennifer Lopez është nominuar në Golden Globes, për rolin e saj si Ramona në filmin “Hustlers”. Hera e fundit kur 50-vjeçarja ishte nominuar për Golden Globes ishte në vitin 1998, për filmin “Selena”.

Lajmin e ndau me fansat e saj artistja përmes një postimi në Instagram.

“Nuk do të isha më krenare sesa që u njoha nga HFPA. Ramona ishte një rol i vështirë dhe ishte nder dhe sfidë për mua që ta jetësojë këtë rol. Hustlers ishte një punë dashurie, djerse dhe këmbëngulje, i shkruar, drejtuar, prodhuar, redaktuar nga një grup i disa femrave. Jam e nderuar dhe krenare që po i prezantoj ato përmes këtij filmi”, u shpreh ajo, transmeton rtv21.tv

J Lo luan rolin e një striptizere në këtë film. Filmi është me regji të Lorene Scafaria./21Media