Dy këngëtarët e njohur dhe mjaft të dashur nga publiku, Shkurte Fejza dhe Meda, sot në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” folën lidhur me “anulimin” e dasmave.

Shkurta tha se i vjen keq, sepse jeta e kuptimin me dasma e gëzime dhe uroi që periudha e pandemisë të kalojë sa më shpejtë.

Këngëtarja theksoi se dëshira e saj më e madhe se të ketë dasma, është që të kalojë pandemia, ndërsa, për dasma shtoi se si të vendoset për të gjithë ashtu edhe për të, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, Meda tha që nuk mund ta obligojë askënd që ta mbajë ndonjë aheng apo diçka të ngjashme. Ai theksoi se pajtohet sido që të vendoset.

“Me krejt çka të ndodhë ka me ndodhë edhe me mu, unë jam i pajtimit edhe pajtohna plotësisht me çkado vendim që të merret, si prej Qeverisë ose pushtetit, apo prej miqve, sido që të vendoset unë jam bashkë me ta”, shtoi më tutje Meda.

Kujtojmë që, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia më 30 prill ka thënë se kalimi në normalitetin e ri nënkupton se nuk do të ketë më ahengje ku grumbullohen shumë njerëz, dasma me shumë njerëz e as ceremoni mortore me shumë njerëz. “Nuk do të kemi një vit normal, ky vit nuk do të jetë si një vit tjetër.. Ky vit do të jetë viti i distancës dy metërshe, i maskave dhe dorëzave dhe i higjenës në maksimum ”, ka thënë Vitia./21Media

#1KafePrejShpisë #Shkurta-Dëshira ime ma e madhe se me pasë #dasma, është të kalojë #pandemia

#1KafePrejShpisë #Shkurta-Dëshira ime ma e madhe se me pasë #dasma, është të kalojë #pandemia

Gepostet von RTV21 am Sonntag, 3. Mai 2020
#1KafePrejShpisë Ja çka thotë #Meda për “anulimin” e dasmave

#1KafePrejShpisë Ja çka thotë #Meda për “anulimin” e dasmave

Gepostet von RTV21 am Sonntag, 3. Mai 2020