Besart Berisha nuk do të luaj më me Kosovën, ky është vendimi i tij pas ndeshjes me Turqinë

Besart Berisha nuk do të luaj më me Kosovën, ky është vendimi i tij pas ndeshjes me Turqinë

Në një intervistë të dhënë për Indeksonline, Berisha ka treguar arsyet e këtij vendimi

“Sa të jetë Albert Bunjaki unë më kurrë nuk do të luaj me Kosovën. Ai për mua është trajneri më i dobët në karrierë që e kam njohur. Kam ardhur të luaj për Kosovën hatri i popullit, i fansave që më duan. Por, Bunjaku është arsyeja që nuk mund të vazhdoi më. Ai është i dobët në stërvitje, në ndeshje, pas ndeshjes, thjesht ai nuk di asgjë. Nuk është zakon i imi të kritikoi trajnerët por këtë ia kam borxh Kosovës sepse nuk bën të lë një trajner si ai. Nuk e di nëse ai ka luajtur futboll apo ku ka qenë trajner, por ai po e shkatërron Kosovën. Ai po tenton të luaj sistem mbrojtës, duke patur skuadrën të sulmoi. Më besoni se Kosova ka skuadër fantastike. Kam njohur shumë yje këtu, ka futbollistë tejet cilësorë, por me Bunjakin të gjithë ndihemi të nënvlerësuar” ka thënë Berisha.

I pyetur nga Indsksonline se kush duhet të jetë trajner i ri i Kosovës, Berisha ka një përgjigje. “Na duhet ndonjë trajnerë qe di të bëjë taktika, di ti motivoi futbollistët. Për shembull, ndonjë kroat apo gjerman me përvojë” ka thënë Berisha.