Të gjithëve na ndodh që në momente të caktuara të humbasim toruan, të nevrikosemi me veten apo botën mbarë, e pse jo edhe të vlojmë nga inati, por ja që është një shenjë që akumulon aq inat brenda vetes sa mund të shpërthejë nga momenti në momenti. Dhe vendi i parë i takon demit.

Nuk është çudi që Demi është i pari në listë. Është shenja më kokëfortë dhe inatin e mban përgjithmonë. Kur dikush e mërzit ose i bën keq, nuk do ta falë kurrë.  Në fakt, kjo shenjë, sipas Living, don të fal dikë dhe të pranojë justifikimet e tyre, por është shumë kokëfortë dhe tepër krenarë për ta bërë këtë.

Pasi dikush e zemëron, mund ta mënjanon krenarinë e tij dhe të pranon një ”Më fal”, por kurrë nuk do ta beson përsëri atë person.