Ja kur do të mund ta shikoni shfaqjen ”Deni dhe deti i thellë i kaltër”

Më 4 qershor në Teatrin Bekim Fehmiu – Prizren, do të jepet shfaqja ”Deni dhe deti i thellë i kaltër”.
Autor i shfaqjes është John Patrick Shanley, regjisore Ana Bateva ndërsa luajnë Liridona Shehu dhe Alban Krasniqi.
Në mes të kaosit, kur bota ka dalë nga boshti i saj, duke humbur drejtimin e saj dhe duke kërkuar thirrjen e fundit për ndihmë, dy njerëz të vetmuar po luftojnë një betejë të dëshpëruar për dashuri, për falje, për pak mirëkuptim dhe një dorë ndihme me shpresën se gjithçka do të jetë mirë.
“Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër” është një përmbledhje tragjikomike e një rënie shoqërore, në të cilën ndjeshmëria dhe dhimbshuria bëhen gjithnjë e më të nevojshme, dhe dëgjimi i tjetrit gjithnjë e më urgjent./21Media

Back to top button