Ja kur hidhet shorti për fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve

Pasi ka përfunduar faza e grupeve dhe rrjedhimisht edhe janë mësuar 16 skuadra që do të marrin pjesë në fazën finale të Ligës së Kampionëve, tashmë e gjithë vëmendja do të jetë tek hedhja e shortit për këtë fazë.
Shorti i raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve 2022/23 është planifikuar për të hënën më 7 nëntor në orën 12:00 në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës.
Në short marrin pjesë 16 skuadra, vendet e para dhe të dyta nga secili prej tetë grupeve të Ligës së Kampionëve.
Do të formohen dy vazo, njëra e përbërë nga tetë fituesit e grupeve dhe tjetra nga tetë skuadrat që dolën të dytat në secilin grup.
Asnjë skuadër nuk mund të luajë me një klub nga grupi i tyre ose me ndonjë ekip nga vendi i tij.

Back to top button