Federata e Futbollit të Shqipërisë është duke kërkuar trajnerin e ardhshëm

Federata e Futbollit të Shqipërisë është duke kërkuar trajnerin e ardhshëm

Kombëtarja e Shqipërisë aktualisht është pa trajner pas largimit të Gianni De Biasit.

Por FSHF nuk është duke ndenjur duarkryq dhe sipas medieve në Itali, ata tashmë kanë gjetur pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për Filippo Inzaghin, ish-sulmuesin dhe trajnerin e Milanit, që aktualisht drejton skuadrën e Venezias.

Gazetari i njohur i SKY Sports në Itali, Gianluca Di Marzio shkruan se Pippo mund të arrijë marrëveshje me FSHF-në dhe shumë shpejt të marrë drejtimin e Kombëtares.

Përpos Inzaghit, në ditët e shkuara janë përmendur edhe disa emra të tjerë nga Italia që mund të bëhen trajnerë të ardhshëm të Shqipërisë./21Media