Studentja Adelina Xhaferi, e cila është me origjinë nga Hasi i Kukësit sapo ka publikuar librin e saj të parë me titull “Shpirti i një artisti”, e veçanta e të cilit është se i dedikohet këngëtarit Ylli Limani.

Adelina, së fundmi në programin “Me 21-IN” të Radio21 tregoi se këngët dhe zëri i Yllit e kanë frymëzuar dhe shoqëruar atë gjatë kohës së karantinës dhe këtë frymëzit e ka hedhur në një libër. Ajo ka treguar se vetë këngëtari është befasuar kur ka dëgjuar për këtë projekt kushtuar atij.

Vajza, e cila studion gjuhë-letërsi në Tiranë e ka nisur kështu rrugëtimin e saj si shkrimtare, por nuk i dihet, ndoshta sërish mund të ketë një vëllim të dytë ndaj artistit të saj të preferuar, këtë ajo e la të kuptohej në mbyllje të intervistës në programin e mesditës në Radio21./21Media