Hazal Filiz do të luaj krah aktorit të njohur Kenan Imirzalioglu

Hazal Filiz do të luaj krah aktorit të njohur Kenan Imirzalioglu

Aktorja turke Hazal Filiz Küçükköse, u bë e njohur me rolin e saj si “Zeynep” në serialin e famshëm “Kara Sevda”, shkruan rtv21.tv

Pas suksesit që ka pasur në këtë serial, Hazal do t’i rikthehet ekranit me një rol në serialin e ri turk, të quajtur “Mehmed Bir Cihan Fatihi”, që tregon historinë e Sulltan Mehmetit.

Ky serial do të fillojë të transmetohet më 20 mars në Kanal D dhe do të jetë më i shtrenjti në historinë turke, me buxhet që rivalizon edhe serialet amerikane.

Në rolin kryesor do të jetë aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu, ndërsa do të marrin pjesë edhe aktorë tjerë si Metin Akpinar, Cetin Tekindor, Altan Erkekli, Gurgan Uygun dhe Funda Erygit./21Media